Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha: Sherri mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris!

Sali Berisha: Sherri mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala

Kryetari i bashkisë së detyrë, Erion Veliaj ndodhet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën për shkarkimin nga detyra. Dalja e tij për herë të parë në media që pas arrestimit më 10 shkurt, ka marrë një vëmendje të madhe sot mediatike, ndërsa Berisha ka vijuar me konferencat e çdo dite. Kësaj radhe, në seri me akuzat ishte dhe Veliaj.

Berisha thotë se krisja e marrëdhënieve mes Ramës dhe Veliajt ishte një foto e këtij të fundit në Amerikës me Camala Harris, një gjë që kryeministri nuk e kishte arritur dot.

“Pra, i solla më shumë këtu për të pasur të qartë çdo shqiptar se çfarë regjimi është i instaluar këtu. U them këtu, se ne që kemi memorien e kohës së shkuar, nuk kanë asnjë dallim, përveç kësaj seance publike, nuk kanë asnjë dallim veprimet e tjera nga qëndrimi që mbante Enver Hoxha ndaj armiqve të tij, ama nuk kanë asnjë dallim edhe armiqtë, se edhe ata ishin mëkatarë, nuk ishin kurrë të pafajshëm, por kishin kryer krime kundër shqiptarëve.

U ndala këtu për të theksuar se ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama i konsideron të rrezikshëm ose ndaj atyre që nuk vazhdon dot t’i mbrojë, kurse këtë e ka hequr vetë, Veliajn, ju jeni dëshmitarë, dihet kjo.

Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Po, publiku duhet ta dijë këtë. Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Kjo është e vërteta. Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe. Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt. Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë”, tha Berisha./dritare.net