Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sa është pasuria e deklaruar e Sali Berishës!

Sa është pasuria e deklaruar e Sali Berishës!

Gazetari investigativ Adriatik Doçi, i ftuar në emisionin Java në Dritare TV, tha se pasuria e Sali Berishës, ish-kryeministrit shqiptar tashmë të shpallur non grata, është 190 mijë dollarë. Doçi tregoi se janë fëmijët dhe dhëndri i Sali Berishës, ata miliona euro pasuri.

“Pasuria e deklaruar e Sali Berishës, është vetëm një apartament në Tiranë dhe kursimet e jetës së tij, 190 mijë dollarë. Kjo është e gjithë pasuria e deklaruar. Por në fakt kjo nuk është e vërteta e plotë. Ata që kanë pasuri marramendëse, me dhjetëra miliona euro, janë fëmijët dhe dhëndri i Sali Berishës. Vilë në Gjirin e Lalëzit, 20 kulla në Tiranë, vlera e tyre llogaritet deri në qindra mijëra euro.

Kanë apartamente, makina, llogari bankare. Fëmijët e kanë krijuar këtë pasuri për shkak të influencave dhe pozitave të Berishës. Burimi i të ardhurave ligjërisht është konsulenca, dhe të ardhura nga aktiviteti akademik në Kosovë dhe Shqipëri dhe qiratë që kanë gjeneruar të ardhura”, tha Doçi në Dritare TV./L.F-dritare.net