Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Xhunga: Lojë fëmijërore, debati kush e do më shumë BE, Rama apo Basha. Me rëndësi integrimi

Rudina Xhunga: Lojë fëmijërore, debati kush e do më

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opionin” në “News 24” deklaroi se Izraeli është një vend shembull për sa i përket vaksìnimit të popullsisë.

“Shqipërisë nuk i duhen sherret me BE-në, sepse kemi nevojë që të jemi vend i unionit politikisht, sic jemi gjeografikisht. Është e rëndësishme që të jemi pjesë e Bashkimiit Europian, që të mos marrim çfarë ngelet, sepse kjo ndodhi. Nëse një ditë do jemi bashkë, gjërat do ndryshojnë, sepse do jemi të barabartë mes të barabartëve. Debati kush e do BE-në me shumë, është për fushatë, për arsye elektorale. Bëhet debat për BE-në. Kush e do me shume BE, ta bëjë të mundur futjen e Shqipërise në BE, ta bëjë të mundur, mjaft me muhabete fëmijërore, Luli apo Edi e do më shumë Evropën. Përsa i përket vaksìnimit, uroj të marrim shembull nga Izraeli në organizimin e fushates. Marrja në kohë e vaksìnave do jetë një plus për kryeministrin, por edhe organizimi i fushatës do ketë shumë për të treguar, jo vetëm sigurimi i vaksìnës."-tha Xhunga. Gazetarja iu pergjigj pyetjes në lidhje me sondazhet që thonë se ekonomia shqiptare e goditur nga tërmeti dhe pandemia është kthyer 8 vjet pas.

“Nuk mendoj se jemi 8 vjet pas në çdo aspekt. Të gjitha vendet kanë pësuar dëme. Goditje ka pasur për të gjitha vendet. Kudo ka rënë GDP-ja, por nuk është tregues i kthimit pas, pasi është e rikuperueshme. Turizmi u godit, por nuk vdìq. Akoma ke turizëm fundjave në Shqipëri. Ca gjëra nuk janë në sondazhe. Të gjithë njerëzit thonë se nëse jam gjallë, do t'ia dal. Besoj më shumë tek instikti i mbijetesës. Fjala “rimëkëmbje” më pëlqen, është e duhura për të marrë veten ekonomikisht apo në aspekte të tjera.-”, u shpreh Xhunga. Duke folur për situatën politike në vend, Xhunga nënvizoi se fushata duket e fortë, duke shtuar se qytetarët duhet t’i japin votën atij që ia plotëson më shumë nevojat, në mënyrë pragmatiste.
“E ndjek fushatën si të gjithë, por shoh më shumë fushatën për vaksìnimin. Beteja kundër kovìdit me intereson me shumë sesa beteja kundër njëri-tjetrit.",- përmbylli Xhunga./balkanweb