Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga bashkon shqiptarët në Athinë!

Rudina Xhunga bashkon shqiptarët në Athinë!

Në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë u zhvillua një takim i veçantë me gazetaren e njohur Rudina Xhunga, e cila bashkëbisedoi me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Takimi u organizua me mbështetjen e Ambasadores së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, ne prani dhe të përfaqësuesit të Kosovës në Greqi Fitim Gllareva.

Ky takim u kthye në një hapësirë të ngrohtë dialogu, ku pjesëmarrësit ndanë mendime, përvoja dhe reflektime. Shqiptarët e Greqisë shprehën vlerësime të shumta për gazetaren Rudina Xhunga, duke theksuar gazetarinë cilësore që ajo sjell ndër vite dhe ndikimin e saj në publik.

Ata treguan gjithashtu se sa shumë ndiqet Dritare TV në diasporë, duke u shprehur se:
“Rudina dhe Dritare na bashkojnë me njëri-tjetrin”, duke e cilësuar si një urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Gjatë bashkëbisedimit, nuk munguan as kujtimet për emisionet e shumta të suksesshme të drejtuara nga Xhunga, për të cilat shumë prej të pranishmeve treguan se gazetarja i ka shoqeruar ata ne vitet me te veshtira ta tranzicionit. Diskutimet u ndalën edhe te brezi i ri, sfidat dhe zhvillimi i tij në realitetin e sotëm, një temë që ngjalli interes të veçantë mes pjesëmarrësve.

Atmosfera shqiptare u ndje fort në ambientet e ambasadës, ku pas një bashkëbisedimi të këndshëm, shqiptarët në Athinë nuk hezituan t’i bashkohen këngës shqip, duke e kthyer takimin në një moment emocionues dhe plot identitet.

Ky aktivitet është pjesë e një turi më të gjerë të Dritare TV në diasporë, me synimin për të takuar shqiptarët kudo që jetojnë dhe për të forcuar lidhjen mes tyre përmes historive, dialogut dhe identitetit të përbashkët.

Dritare TV mbetet një dritare e hapur për diasporën dhe për të gjithë shqiptarët, kudo që janë një urë komunikimi që bashkon zërat, historitë dhe shpirtin shqiptar përtej kufijve./dritare.net