Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rriten sërish rastet me Covid-19, ja sa të infektuar u shënuan sot!

Rriten sërish rastet me Covid-19, ja sa të infektuar u shënuan

Nga 3684 testime të kryera në 24 orët e fundit dolën me Covid-19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamzë, Përmet, Peqin.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Tek Infektivi po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146

Elbasan 56

Kukës 34

Vlorë 32

Shkodër 31

Lezhë 30

Fier 21

Berat 18

Korçë 15

Durrës 14

Gjirokastër 5./K.C/dritare.net