Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rezidenca artistike, “Vila 31 x Art Explora”/ Rama: Një shtëpi me fantazma, u transformua në vepër arti

Rezidenca artistike, “Vila 31 x Art Explora”/ Rama: Një

Rezidenca e ish diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një ambient të hapur e kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj për organizimin e ngjarjeve kulturore. Në çeljen e vilës mori pjesë edhe kryeministri Rama i cili kënaqësinë për përfundimin e transformimit të një godine historike, duke e kthyer atë në një hapësirë krijuese për artistët e rinj shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo rezidencë nga një shtëpi me fantazma, u transformua në vepër arti

"Më vjen mirë që sot mbaron një rrugë shumë e gjatë përzgjatje çfarë do të ndodhë me këtë godinë, dilemave se çfarë programi mund të ishte kjo godinë e tundimeve për ta shembur, për ta kthyer në diçka tjetër dhe mbaron me mënyrën më të mirë, në radhë të parë falë dy arkitektëve këtu. Unë besoj që dy arkitektët kanë një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën si e kanë transformuar këtë shtëpi me fantazma në hapësirë që ka një program të ndryshëm nga ai që ishte programi i kësaj shtëpie duke ruajtur një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit që jo vetëm e bën këtë qendër më të jetueshme dhe tërheqëse, frymëzuese në shumë aspekte, shumë faleminderit për punën e bërë.

Pavarësisht nga rezultati dhe ngarkesa pamja e tij është sikur është gati të japë lamtumiren në këtë botë, shumë respekt për punën. U përmbush në kohë rekord që për burokracinë do të ishte e paimagjinueshme, do kalonim nëpër kushedi sa presidentë, ne ishim këtu bashkë me presidentin, unë sot do t’i çoj një video nga hapja e qendrës, kujtoi se dëgjoi një gënjeshtër ballkanike kur i thashë që do të hapej për dy vite. Kjo është një vepër arti.Në këtë shtëpi për shumë vite ka jetuar një njeri që funksiononte vetëm me urdhra, një duartrokitje do e bëja me shumë nderim për arkitektët, shumë respekt, kush nuk duartrokiti duhet të shkojë të vizitohet.", tha Rama./K.C/dritare.net