
Rama uron kryepeshkopin Joan Pelushi: Ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse!
E Hënë 17 Mars 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama uroi Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi i cili u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
"Me kënaqësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë", shkruan Rama./L.F-dritare.net

















