
Flet kryepeshkopi i ri: Do mbroj të drejtat e Kishës Ortodokse!
Dritare.net
Për herë të parë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do ta drejtojë një kryepeshkop shqiptar.
Imzot Joan Pelushi u zgjodh sot në mbledhjen e Sinodit, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale. Pas shpalljes së emrit të tij, Kryepeshkopi i ri mbajti një fjalë të shkurtër, që u prit nga dhjetëra besimtarë të pranishëm me duartrokitje dhe thirrjet "i denjë".
“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor, pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e Kishës. I vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Krishtit të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim,” u shpreh Imzot Joani./K.C/dritare.net

















