Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Licenca për punë e klubit të natës ku humbën jetën 59 të rinj u mor me korrupsion

Licenca për punë e klubit të natës ku humbën jetën

Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku 59 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Puls” dhe si pasojë e flakëve 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një performance nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi sot se Licenca për punë e klubit të natës është marrë me korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Sipas ministrit të brendshme, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë./K.C/dritare.net