
Tragjedia në Koçan/ Kryeministri Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë e Veriut
Dritare.net
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i hidhëruar nga tragjedia në Koçan, ku si pasojë e një zjarri në një klub natë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 100. Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë.
“Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira. I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura.”, thekson Mickoski. Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit për të dhënë më shumë informacione për hapat e ndërmarrë./K.C/dritare.net

















