Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Srebrenica/ Rama publikon videon nga OKB: Për ata që budallallepsen nga i damkosuri!

Srebrenica/ Rama publikon videon nga OKB: Për ata që budallallepsen

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka reaguar sërish për çështjen e projekt-rezolutës së propozuar nga një grup deputetësh të opozitës për gjenocidin në Srebrenicë. Rama ka publikuar një video të përfaqësuesit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, i cili dënon gjenocidin dhe mohimin e tij.

“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë
Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ambasadori Ferit Hoxha në Këshillin e Sigurimit:

"Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike. Nxitja e ndasive midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike mban firmën e Dodik dhe mohimi i përsëritur publik i gjenocidit nga ana e tij është thelbësor në përpjekjet e tij. T’i referohesh gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv është fyerje ndaj më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë.

Nënshtrimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht dhe vetëm një provokim. Çdo hap i gabuar në Bosnje-Hercegovinë rrezikon të prekë rajonin e gjerë.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që një sjellje e tillë e papranueshme u sanksionua me të drejtë dhe ne mirëpresim veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Dodikut për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të qëllimshme për të minuar funksionimin e shtetit dhe paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë" shprehet ambasadori Hoxha./Xh.Xh/dritare.net