Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama takim me fermerët në Cërrik: Ja çfarë duhet të ndryshojmë!

Rama takim me fermerët në Cërrik: Ja çfarë duhet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët dhe sipërmarrësit në Cërrik.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se duhet një ndryshim në qasjen e pushtetit vendor dhe lokal lidhur me fshatin.

Rama tha se kryetarët e bashkive duhet të shikojnë fshatin si pjesë të punës në funksion të zhvillimit.

“Kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për tu afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.

Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të parë janë të thjeshta, por fatkeqësisht janë jashtë rrezes së vëmendjes nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse.

Dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë tryezë diskutimi në një formë tjetër është sepse duam që diskutimi të shtrihet në ccdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale.

Pas këtij diskutimi do mundohemi të gjejmë rrugët që ky kontakt i vazhdueshëm të jetë më i frytshëm dhe më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.

Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën rurale në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat ka sjellë shkëputje.

Kryetarët e bashkive e shikojnë fshatin si ccështje të urbanizimit të infrastrukturës rrugore por nuk e shikojnë si pjesë të punsës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit.

Duhet patjetër të garantojmë kthesë në këtë drejtim.

Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëce, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa….por faktikisht nuk mund të themi se kemi krijuar një model.

Kemi vendosur në dispozicion të feremrëve dhe të fshatin një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat.

Shpresoj shumë që nga kjo bisedë e sotme të ccelin një kapitull të ri bashkëpunimi. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht dhe që rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar”-/E.P-dritare.net