Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri: Shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur! Ata janë përfaqësuesit e një vendi krenar

Kryeministri: Shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur!

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në stadiumin Galatsi në Athinë. Rama foli për kohën kur shqiptarët emigrantët në Athinë dhe vuajtjet me të cilat janë përballur. Por kreu i qeverisë tha se ata luftuan dhe ia dolën.

"Kam ardhur e flas me qytetarët e barasvlershëm të Greqisë demokratike në Europën demokratikë, ku shqiptarët nuk janë të ardhurit e leckosur por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna në historinë e saj tragjike dhe i sheh të gjithë në sy me te njëjtin respekt që kërkon dhe meriton nga të gjithë. Ju shqiptaret e Greqisë jeni një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës dhe vendit të bekuar ku qëndroni djepi i demokracisë e me te cilin na lidh jo fqinjësia por edhe një histori mijëravjeçare. Fatet tona, zakonet, shtigjet e jetës dhe rrugët e vështira tona.

Rrugët, përrallat , marrëdhëniet kanë qenë shumë më të lidhura sesa janë dukur apo sesa janë lënë të duken nga retë dhe pluhurat nga politikat e dy vendeve tona. Sot që flasim dy dekada e kusur, dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë me pak se realiteti, ndërthurja në jetëve dhe ndërlidhja e rrugëve të së ardhmes të përbashkët te shqiptarëve dhe grekeve. Duket sikur mes Shqipërisë edhe Greqisë ka pasur probleme te përjetshme, por jeta e përditshme mes shqiptareve e grekeve, përtej pasqyrave verbuese mediatike, vazhdon normale, aktive dhe produktive.", tha Rama./K:C/dritare.net