Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Reforma në Drejtësi meritë vetëm e PS!

Rama: Reforma në Drejtësi meritë vetëm e PS!

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur Reformën në Drejtësi, si një arritje të PS, e cila u bë vetëm falë vullnetit të saj.

Në komunikimin e drejtpërdrejtë me komentuesit në rrjetet sociale kreu i qeverisë tha se që prej krijimit të shtetit shqiptar nuk ka ndodhur që një njeri i pushtetit, të vihet para drejtësisë, por sot, shtoi Rama dhe për këtë, meritën ia atribuoi Partisë Socialiste.

“Ka një diskutim të vazhdueshëm e të pakuptueshëm për mua, jo po u fut ky apo ai në burg. Këto faturohen si faje apo përgjegjësi dhe e metë e PS, por pa PS dhe vullnetin tonë nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politike të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri. Nuk kishte ndodhur që të kishte më parë një person të lidhur me pushtetit që të vendosej para një drejtësie të pavarur. Kemi rastin e Fatos Nanos por ai u dënua nga një gjykatë politike.

Drejtësia e pavarur është arritje historike. Vetëm për këtë nuk duhet të diskutohet fare se këtu ka vetëm një parti që lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe ne kemi individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS.

Një gjë është e sigurt, që sot nuk ka më shumë korrupsion por ka më pak, ndryshe nuk do të ishim ulur në negociata me BE”, tha kryeministri Rama./L.F-dritare.net