Rama prezanton platformën ExportOn: Mbështetje e re për eksportet shqiptare drejt BE-së
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma ExportOn, një nismë që synon forcimin e mbështetjes institucionale për eksportet shqiptare.
Rama theksoi se bizneset duhet të përgatiten për sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se përshtatja me standardet evropiane do të jetë vendimtare për suksesin. Ai e cilësoi këtë vit si një fazë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit.
Kryeministri njoftoi mbështetje shtetërore për certifikimet ndërkombëtare, promovimin e produkteve “Made in Albania” dhe zhvillimin e sektorit të agro-përpunimit, si prioritet për rritjen e vlerës së shtuar. Rama pranoi gjithashtu sfida në logjistikë dhe theksoi nevojën për lehtësimin e procedurave eksportuese dhe investimin në burimet njerëzore./L.F-dritare.net