Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama prezanton nesër programin e ri qeverisës. Seanca maratonë!

Rama prezanton nesër programin e ri qeverisës. Seanca maratonë!

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet nesër në një seancë maratonë, ku do të diskutohet dhe votohet përbërja e re e qeverisë “Rama 4”. Seanca, sipas traditës, mund të zgjasë deri të premten, ndërsa kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e tij qeverisës për mandatin e ri.

Në programin që pritet të paraqitet, prioritet mbetet procesi i integrimit evropian, krahas projekteve në infrastrukturë, arsimin, shëndetësinë dhe pensionet. Këto pika janë pjesë e zotimeve të bëra gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë, sot u zhvillua Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar axhendën e seancës. Opozita kërkoi që debati për programin qeverisës të zhvillohej pa kufizim kohor, por u vendos që secili prej 140 deputetëve të ketë nga 10 minuta në dispozicion për fjalën e tij.

Në përfundim të seancës, pritet votëbesimi për kabinetin e ri qeveritar dhe programin politik të kryeministrit Rama.