
Rama për të vëllain: Në valle për shpatat politike!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë spekulimet se qeveria ishte mburojë për Amant Josifin, pjesë e grupit që mashtruan 24 mld euro me Call Centerat. Kreu i qeverisë shqiptare tha se operacioni në fjalë nuk është bërë në mënyrë të pavarur por në bashkëpunim me organet shqiptare. Në lidhje me përmendjen e vëllait të tij, Olsi Rama, kryeministri tha se kjo është pjesë e valles së shpatave që zhvillohet në politike.
“Qeveria nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk i bëhet mburojë askujt, cilitdo qoftë. Këto spekulime të natyrës që një ish zyrtar etj, janë pa vlerë. Ky ish-zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe është një proces që nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spanjolle në mënyrë të pavarur, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tona dhe me të tjera të përfshira. Nuk kanë asnjë rast për askënd për asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar.
Sa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave që zhvillohet në politikë dhe këtë e them me bindje, ndonëse im vëlla është adut. Nëse personazhi që flasim do kishte pasur mbështetje shtetërore nuk do ishte sot në kërkim”, deklaroi Rama./L.F-dritare.net

















