Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Athinë: Shqiptarët janë zotët e barabartë të kësaj shtëpie, jo më shërbëtorët e dikurshëm

Rama në Athinë: Shqiptarët janë zotët e barabartë

Kryeministri Edi Rama në këto çaste po mban fjalimin para mijëra shqiptarëve në stadiumin Galatsi në Athinë. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama i ka kthyer edhe njëherë përgjigje atyre që u trembën nga vizita e tij në Athinë. Rama tha se:

“Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do të kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barasvlershëm në europën demokratike. Ju shqiptaret e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës, e ekonomisë, dijes, kulturës së këtij vendi të bekuar ku qëndron prej 25 shekujsh djepi i filozofisë dhe demokracisë me të cilin na lidh jo vetëm fqinjësia.”, tha Rama ndër të tjera./K.C/dritare.net