Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një mundësi, të votojë PS!

Rama: Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një mundësi,

Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve, duke i premtuar integrimin në BE brenda kësaj dekade.

"Ne mund t'i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane në 2030. Kjo pasaportë duhet të ndryshojë dhe të shtohet diçka themelore Bashkimi Europian-Republika e Shqipërisë. Na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por më i fortë se të treja mandatet e deri më sotme.

Kush e do pasaportën e BE ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugë të bashkohet dhe me votën e bashkuar të na japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE brenda kësaj dekade.

Me pasaportën e BE, Evropa bëhet më e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria aq e madhe sa Europa", u shpreh Rama./L.F-dritare.net