Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qumësht trëndafili dhe mjaltë delesh ‘Made in Albania! Rama poston dialogun mes Berishës, Bashës e Lapajt

Qumësht trëndafili dhe mjaltë delesh ‘Made in Albania! Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video të animuar nga Teatri i Kukullave dhe ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Adriatik Lapajn. “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, është i titulluar seriali i çdo të diele i kryeministrit Rama.

Më poshtë do ju sjellim dialogun e sotëm mes Berishës, Bashës dhe Lapajt!

Berisha: Ja Tiku shiko mirë, kjo është “Shqipëria Madhështore”. Qumësht trëndafili ‘Made in Albania’ do bëhet aty.

Lapaj: Do bëhet do bëhet, bëhet sesbën si mos të bëhet. Po Ramës si i bëhet?

Berisha: Ja Zallherri Madhështor, Mjaltë delesh Made in Albania do të bëjmë aty.

Lapaj: Do luftojmë korrupsionin Doktor.

Basha: Posi more Lapaj posi, do të luftosh korrupsionin zotrrote, po me kë? Me vjehrrin e pushkatuar nga Vetingu? Apo me gjithë krushqinë në listën e mbyllur?! 7X7…

Lapaj: Ore prap ky? Flet ky për vjehërr.

Berisha: Ai është një budalla i padobishëm, ti je i dobishëm, je tjetër nivel.

Lapaj: Doktor, na duhet plani për mbrojtjen e votës.

Berisha: Jo për mbrojtjen, por për vjedhjen e votës nga narkorama.

Basha: O llapush je në kurth siç më futën mua, këta janë bashkë o pallavesh

Berisha: Pusho ti tradhtar, ti je një hiç, je një kot, je një rast i pashpresë

Lapaj: Po ti more doktor, edhe LaCivitën edhe Trumpin e more për të bërë planin si do të na i vjedhë Rama votat?

Berisha: Sherifin e kemi për budallenjtë si Klevisi dhe Albana me shokë se kur të vjedhë Rama votat me ta do të bëjmë revolucionin .

Lapaj: Po me mua ç’do bëhet?

Berisha: Lapaj ti bëhesh, madje je bërë, ti je e ardhmja që nuk vjen kurrë, prandaj quhet e ardhme, eja tani të nisim vjedhjen e narkoramës./K.C/dritare.net