
Gjesti flet për incidentin me Jozin: Jam ndier i pavlerë
E Diel 20 Prill 2025, 11:11
Dritare.net
Gjesti rrëfeu mbrëmë eksperiencën në “BBVA 4”. Ai tha se incidenti me Jozefin Markun e bëri të ndihet i pavlerë dhe se kjo i ndodhte për herë të parë në jetë.
“(Momentin që nuk kam për ta harruar kurrë) ka qenë kur ka pasur prekje fizike, ku një banor më ka prekur me gjithë atë fuqi. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Jam ndjerë shumë rëndë dhe njeri pa vlerë”, u shpreh Gjesti duke shtuar se ky rast dhe ndodhitë e tjera në “BBVA 4” e kanë bërë më të fortë./K.C/dritare.net

















