Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drini Dobit!

Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht kurimin e doktor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drini Dobit, që po kurohet në Itali, për Covid-19.

“Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.

Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht kurimin e doktor

Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë.

Forca Doktor Drini!”, shkruan Manastirliu.

Kolegë, miq, gazetarë, njerëz të njohur, por edhe Dritare.net, vazhdimisht këto ditë, ka publikuar thirrjen për të mbledhur shumën e nevojshme për kurimin e doktor Drinit./L.F-dritare.net