Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse Italia nuk flet për ligjin e luftës, që Greqia vendosi për Shqipërinë!

Pse Italia nuk flet për ligjin e luftës, që Greqia vendosi

Në emisionin “Java në Dritare”, gazetari Roland Qafoku komentoi ligjin e luftës që Greqia ka me Shqipërinë. Duke folur për botimin e fundit italian për “Immagini Della Seconda Guerra Mondiale. La Campagna italo-greca 1940-1941”, Qafoku, tha se në libër nuk përmendet ky ligj.

“Greqia ende ka një ligj lufte me Shqipërinë. E ka vendosur me njëherë pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse të dyja vendet janë anëtare të NATO-s. Kur kjo temë përmendet te politikanët, thonë nuk është problem. Por ka një pyetje që duhet të shtrohet. Pse e vendosi Greqia këtë ligj lufte? Sepse, Greqia thotë se e sulmoi Italia nga territori i Shqipërisë. Por nëse e ka sulmuar Italia, ligji i luftës pse duhet të vendoset me Shqipërinë, të vendoset me Italinë. Por në argumente thuhet se është vendosur ligji i luftës me Shqipërinë, toka prej së cilës na sulmoi Italia, në tetor të viti 1940.

Por në librin në fjalë nuk ka asnjë interpretim për ligjin e luftës që Greqia ka me Shqipërinë. Italia nuk e përmend, por gjithmonë hesht kur vjen fjala për këtë çështje. Nga ana e qeverive, është bërë por jo mjaftueshëm për këtë ligj”, u shpreh Qafoku në Dritare TV./L.F-dritare.net