
Protesta e dhunshme/ BE: Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike
E Premte 19 Prill 2024, 14:02
Dritare.net
Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, BE-ja thekson së e dënojnë fort dhunën gjatë protestës dhe se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.
“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.”, thuhet në reagim./K.C/dritare.net

















