Na ndiqni edhe në

Shqip

Irani sulmoi bazat amerikane në Katar dhe Irak, reagon Donald Trump

Irani sulmoi bazat amerikane në Katar dhe Irak, reagon Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin social Truth Social, duke e quajtur përgjigjen e Iranit ndaj sulmeve ajrore amerikane si “shumë të dobët” dhe duke falënderuar Teheranin për “njoftimin e hershëm”.

“Irani ka reaguar zyrtarisht ndaj Asgjësimit tonë të Faciliteteve të tyre Bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, që e prisnim dhe e kemi kundërpërgjigjur në mënyrë shumë efektive,” shkroi Trump.

Sipas tij, Irani ka lëshuar 14 raketa, nga të cilat 13 janë rrëzuar, ndërsa një tjetër ka përfunduar në një drejtim “që nuk përbënte kërcënim”. Ai theksoi se nuk ka pasur të lënduar amerikanë dhe dëmet kanë qenë minimale. Po ashtu, Trump-i tha se nuk ka viktima apo të plagosur as në radhët e qytetarëve nga Katari.

“Gjithë kjo, më e rëndësishmja, duket se ua ka nxjerrë gjithçka nga ‘sistemi’, dhe shpresoj që nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin për njoftimin e hershëm,” shtoi ai.

Në fund, Trump u bëri thirrje të dyja palëve që të ndjekin rrugën e paqes. “Ndoshta Irani tani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do ta inkurajoj me gjithë zemër Izraelin të bëjë të njëjtën gjë.”, përfundoi presidenti./K.C/dritare.net