
Sa familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social!
E Hënë 23 Qershor 2025, 16:04
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 1,253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social, një nismë që synon të përmirësojë kushtet e jetesës për shtresat në nevojë.
“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social,” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, zbatimi i këtij programi do të nisë në muajt korrik-gusht 2025 dhe do të zgjasë për një periudhë dyvjeçare. Programi parashikon jo vetëm përmirësim të kushteve të banimit, por edhe investime në infrastrukturën rurale dhe rritje të aksesit në shërbime jetike për komunitetet në nevojë./K.C/dritare.net

















