Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paralajmërimi i Trampit: Mos guxoni të rrisni çmimin e naftës!

Paralajmërimi i Trampit: Mos guxoni të rrisni çmimin e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndjekur nga afër zhvillimet dhe reagimet pas sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit të shtunën në mbrëmje, sipas disa zyrtarëve amerikanë. Gjatë 24 orëve të fundit, ai ka mbajtur takime të rregullta me stafin e tij për t’u informuar mbi situatën.

Trump-i ende planifikon të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet këtë javë në Hagë, megjithatë dy zyrtarë paralajmëruan se planet e tij të udhëtimit mund të ndryshojnë nëse ndodh diçka madhore.

Në një reagim publik këtë të hënë, Trump i bëri thirrje “të gjithëve” që të mos lejojnë rritjen e çmimeve të naftës. Ai udhëroi Departamentin Amerikan të Energjisë të intensifikojë prodhimin e brendshëm të naftës.

“TË GJITHË, MBANI ÇMIMET E NAFTËS TË ULËTA. PO JU VËZHGOJ! PO LUANI FIKS NË DUART E ARMIKUT. MOS E BËNI!” – shkroi ai në rrjetin e tij Truth Social mëngjesin e së hënës.

Në një postim tjetër, ai shtoi:
“Për Departamentin e Energjisë: SHPO, BABY, SHPO!!! DHE E KAM FJALËN TANI!!!”

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, paralajmëroi Iranin të mos tentojë mbylljen e ngushticës së Hormuzit, një veprim që do të kishte pasoja katastrofike për tregjet globale të naftës./K.C/dritare.net