Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës para Bashkisë së Tiranës!

Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës para Bashkisë

Ambasada Amerikane ka reaguar pas protestës së dhunshme para Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale Ambasada shkruan se e dënon dhunën e përdorur në protestën e sotme.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.”, thuhet në reagim./K.C/dritare.net