Na ndiqni edhe në

Shëndet

Valter Longo: Ozempic po ju shkatërron, agjërimi ju shpëton!

Valter Longo: Ozempic po ju shkatërron, agjërimi ju shpëton!

Corriere della Sera

Valter Longo, një nga ekspertët më të njohur në fushën e jetëgjatësisë dhe mjekësisë integruese, paralajmëron se përdorimi i tepërt i barnave mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Ai thekson se “dieta e jetëgjatësisë, agjërimi dhe aktiviteti fizik mund të jenë më efektive se ilaçi Ozempic,” një medikament i përdorur për trajtimin e diabetit, obezitetit dhe së fundmi sëmundjeve kronike të veshkave.

Ndërkohë që Ozempic është aprovuar nga FDA për të reduktuar disa rreziqe shëndetësore. Por efektet e tij anësore janë shqetësuese, përfshirë humbjen e masës muskulare dhe kockore, si dhe rritjen e rrezikut për neuropati optike ischemike, një shkak kryesor i verbërisë në moshat e mesme dhe të mëdha.

Në Itali, mosha mbi 65 vjeç marrin mesatarisht tre medikamente në ditë, ndërsa rreth 30% prej tyre përdorin dhjetë apo më shumë barna njëherësh, duke rritur rrezikun e ndërveprimeve të papritura dhe komplikacioneve shëndetësore. Shumë nga këto ndërhyrje farmaceutike nuk janë studiuar plotësisht në klinika, duke shtuar pasigurinë mbi efektet e tyre të gjata.

Valter Longo sugjeron se zgjidhja e vërtetë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve si obeziteti dhe diabeti qëndron në përdorimin e një ekipi ekspertësh të mjekësisë integruese, i cili përqendrohet në reduktimin gradual të barnave përmes një diete të personalizuar të jetëgjatësisë, cikleve të agjërimit dhe ushtrimeve fizike. Kjo qasje ka dhënë rezultate pozitive tek mijëra pacientë në Itali dhe SHBA, duke përmirësuar shëndetin pa mbështetje të konsiderueshme nga qeveritë./L.F-dritare.net