Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tym e flakë para bashkisë, opozita: Koha që populli të arrestojë të gjithë të korruptuarit!

Tym e flakë para bashkisë, opozita: Koha që populli të

Është tensionuar situata para bashkisë Tiranë, ku opozita po proteston për dosjen 5D dhe kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliajt.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Gjatë protestës ku u hodhën edhe molotov, Tedi Blushi u shpreh se policia është shndërruar në bodyguard të krimit e të korrupsionit.

“Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe policia është në krahun e hajdutit. Jemi këtu për të protestuar për vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin e Tiranës, jemi për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë. Kam sot një mesazh edhe për të gjithë kolegët e mi të opozitës, që duhet ti prinë popullit dhe jo të rrinë pas popullit duke u fshehur kaçubeve këtu përpara Bashkisë së Tiranës.

Sot është detyra jonë ti primë popullit, t’i dalim popullit në ballë për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne nuk jemi sot këtu për tu fshehur por sepse kemi mbështetjen tuaj dhe sepse jemi përfaqësuesit tuaj, do të bëjmë gjithçka së bashku me ju për të vendosur drejtësi.

Kur drejtësia amniston dhe mbron të korruptuarit, kur policia është shndërruar në bodyguard të krimit e të korrupsionit, kur drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit filmojnë qytetarët për ti arrestuar se protestojnë për të drejtat e tyre dhe s’kanë guximin të hynë në zyrën e këtij krimineli, është koha që populli të arrestojë të gjithë të korruptuar kudo ndodhen”, tha Blushi./M.K-dritare.net