
Priten 8190 doza të reja të vàksinës Pfizer/ Rama: Nuk dorëzohemi, shumë shpejt me lajme të mira!
Dritare.net
Kryeministri Rama, ndodhet në aeroportin e Rinasit, për të pritur 8190 dozat e vàksinave që do të vijnë nga kompania “Pfizer”.
Gjatë një konference për shtyp, kryeministri theksoi se është çdo ditë në komunikim të vazhdueshëm me shtete mike, për të siguruar sasinë e nevojshme të vàksinave.
“Vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të vàksinës Astra Zeneca. Jemi në komunikim intensiv me dy shtete të tjera me synimin që të shtojmë sasinë e vàksinave në mënyrë që të mos kemi në asnjë moment ndalim, të rrisim tempin pozitivisht me objektivin e shpallur që të vàksinojmë të gjithë popullatën brenda pak muajve. Kjo është ambicioze në kushtet ku ndodhem. Për faktin se çdo ditë lufta për të sfiduar doza vàksinash është shumë e fortë dhe sasia në raport me kërkesat është e vogël. Ne nuk hymë nga ata që dorëzohemi, por shumë shpejt do të kemi lajme të mira. Situata është kjo, vazhdojmë vàksinimin në të gjithë territorin e bluzave të bardha. Jemi në përfundim të vàksinimit të gjithë banorëve të shtëpisë së të moshuarve dhe personelit të tyre dhe kemi nisur vàksinimin e personave +80 vjeç. 70% e vàksinave është shpërndarë te 7 shtete. Ndërsa të gjitha shtetet e tjera që kanë pasur akses në dozat e mundshme kanë marrë pjesë apo kanë ndarë mes tyre vetëm 30% të sasisë. Por ka dhe 140 shtete që nuk kanë ende asnjë dozë në dispozicion. Dozat që kemi marrë dhe po marrim kanë një rëndësi jetike për personelin mjekësor. Raporti mes këtyre sasive dhe sasisë që kemi domosdoshmërinë të njerëzve që duan të vàksinohen është i zhdrejtë. Kjo është dhe arsyeja që synojmë të mos ulim ritmin. Dua të them që nga të gjitha të dhënat e deritanishme nuk kemi pasur asnjë rast lloj shqetësimi të personave të vaksinuar dhe nga eksperienca ime personale antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbresëlënëse si rezultat i vàksinimit”, ka thënë Rama./M.M-dritare.net

















