Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti Meta: Jam objektiv i armiqve të Shqipërisë. Duan të më vrasin!

Presidenti Meta: Jam objektiv i armiqve të Shqipërisë. Duan

Presidenti i vendit Ilir Meta, i ftuar sot në televizionin “Syri.net”, tha se disa gangsterë lokalë dhe ndërkombëtarë duan ta vrasin.

Meta u shpreh se ishte shenjestër e armiqve të Shqipërisë, për shkak të qëndrimeve të tij për çështjet e Kosovës dhe stabilitetit në rajon.

“E shpreh forcën atëherë kur duhet dhe nuk mund të provokohem si pak ditë më parë, kur duan armiqtë e Shqipërisë. Ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtare. Një objektiv i këtyre armiqve të Shqipërisë është edhe Ilir Meta, jo si individ por për qëndrimet e mia për çështjen e Kosovës, stabilitetin e rajonit. E kanë kënaqësi të vriten shqiptarë dhe me gjakun e tyre të vendosin një regjim diktatorial”, tha Meta./E.B-dritare.net