
Iu arrestua i ati për falsifikim vizash amerikane, jep dorëheqjen zv.ministrja e Arsimit
Dritare.net
Zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi babai i saj u arrestua për falsifikim vizash amerikane.
Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Eduart Haxhiu po hetohet nga SPAK dhe akuzohet se dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Ai gjithashtu është futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj./E.B-dritare.net

















