
13.000 km larg/ Koronavirusi ndan çiftin nga foshnja e lindur nga nëna surrogate
Dritare.net
Flavia Lavorino është një gua që kishte provuar çdo trajtim të mundshëm të fertilitetit, prej 15 vitesh me partnerin e saj Jose Perez, dhe vetëm njëherë kishte arritur mbetej shtatzënë përmes një procedure komplekse dhe të dhimbshme. Por, ajo, fatkeqësisht e humbi atë.
Në fund, ata kishin vendosur që të kishin një fëmijë nga një nënë surrogate në Ukrainë, rreth 13.000 km larg Buenos Aires ku ata jetonin.
Ndërsa gjetën nënën surrogate në Ukrainë, pak para lindjes së foshnjës, ata u bllokuan për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Djali i tyre Manuel tani është 7 javësh, por ata ende nuk e kanë takuar.
“Ky është makthi më i keq që kam përjetuar. E kam pritur aq gjatë këtë moment dhe tani duhet të pres akoma, pa e ditur deri kur”, tha Jose, për BBC.
Ukraina, si shumë vende të tjera, ka mbyllur kufijtë për vizitorët e huaj në përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19, i cili ka vrarë më shumë 300,000 njerëz në të gjithë botën.
Manuel nuk është foshnja e vetme që ka mbetur larg prindërve të tij, shumë foshnja të tjera ndodhen në Ukrainë ku po marrin kujdes në një hotel, ndërsa prindërit e tyre ndodhen në vende të tjera të botës.
Të paktën ata kanë arritur ta shikojë foshnjën e tyre që e kanë pritur gjatë. Nëna surrogate i ka marrë leje infermieres dhe ju ka dërguar një foto prindërve.
“Ne nuk kemi pasur rastin ta takojmë nënën surrogate të foshnjës tonë, por ajo e di që ka kompletuar familjen tonë”, tha Flavia./E.B-dritare.net

















