
Shënim
Edi Rama, kryeministri i vendit, ka dhënë sot një spektakël të rrallë në TKOB. Teatri është i rikonstruktuar dhe kjo ishte hera e parë e shfaqjes publike.
Nuk ndodhi një koncert, nuk u ftua Ermonela Jaho, por Sokol Balla, që në skenën luksoze të Teatrit të Ri, ngjante i ardhur nga koha Zanit.
Ky emision i skenarizuar në formën e nje gjyqi publik, ku nuk mungonte as aktori i viktimës, qe një turp jo për medien, që s’ka më turp nga turpi, por për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe publikun elitar të këtij Teatri.
Teatrin Kombëtar e prishën për të bërë një të ri, por nëse te i riu do dalin skena dhe aktorë si këta sot, ne paskemi një hall më të madh se prishja e teatrit. Neve na janë prishur shijet dhe normat e sjelljes ndaj artit, artistit dhe vetë publikut./ dritare.net

















