
Marrëveshje pas krahëve për Reformën në Drejtësi, Kryemadhi: Më vjen keq që ambasadorja amerikane e kuptoi tani!
Dritare.net
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open”, komentoi deklaratën e ambasadores amerikane për Reformën në Drejtësi, ku tha se shpresonte të mos kishte një marrëveshje pas krahëve.
Kryemadhi tha se ajo ka kohë që e ka thënë se një marrëveshje e tillë ekzistonte, mes Ramës dhe atyre që kontrollojnë Reformën në Drejtësi.
“Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu.
Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët.
Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi.
Bandat dhe kriminelët. Mjafton të mereren tabulatet e telefonit dhe ëhats app të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve
Per hir te se vertetes eshte vetem Ilir Meta ai qe ka propozuar nje platforme me 11 pika mes te cilave dhe krijimin e nje keshilli politik per amendimin e ligfjeve te Reformes ne Drejtesi!”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net

















