Rama: Shumë shpejt do do të shikoni një lëvizje qytetare, që do të bëhet partia e Presidentit!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme në emisionin "Real Story" është shprehur se shumë shpejt në Shqipëri do të shikoni një lëvizje qytetare, që do të bëhet partia e Presidentit.
“Po ju them dy gjëra, e para shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare, që do të bëhet partia e Presidentit. Unë po ju them që shumë shpejt do të shikoni lëvizjen qytetare, që pak nga pak do të transformohet në parti, që është e lidhur me gjithë këtë për teatrin, për Kushtetutën, për atdheun. Sipas meje, kjo është e sigurt. E dyta, ju them se ajo që po ndodh dhe insistimi, se çfarë lidhje ka që shkojnë akoma atje, kur teatri u prish, ka të bëjë me faktin se zgjedhjet përsëri, do ta shikoni, janë të lidhur. Do ta shikoni shumë shpejt që zgjedhjet në Shqipëri do të lidhet me dy faktorë, frika për të hyrë në zgjedhje se mos humbasin dhe Reforma në Drejtësi. Ambsadorja e SHBA bëri sot një postim hermetik”, tha Rama./E.B-dritare.net