Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e Yuri Kim për Reformën në Drejtësi, Soreca: Nuk është koha për të rihapur diskutime!

Deklarata e Yuri Kim për Reformën në Drejtësi, Soreca: Nuk

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane e cila tha se shpresonte që të mos kishte një marrëveshje pas krahëve që do të vriste Reformën në Drejtësi.

Soreca tha se reforma duhet të vazhdojë dhe se populli shqiptar e meriton që të anëtarësohet në BE.

“Zbatimi i reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e saj, por për të rritur efikasitetin e saj dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për ta çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkruan Soreca./E.B-dritare.net