Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti Begaj pret kryeministrin Rama, nis procedura për ndryshimet në qeveri

Presidenti Begaj pret kryeministrin Rama, nis procedura për ndryshimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimit, kryeministri paraqiti propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar, në kuadër të ristrukturimit të qeverisë.

Sipas procedurës kushtetuese, Presidenti ka një afat prej 7 ditësh për dekretimin e ministrave të propozuar. Pas dekretimit nga Kreu i Shtetit, emrat e rinj do t’i nënshtrohen votimit në Kuvend./L.F-dritare.net