Përlotet Balluku: 300 apartamentet dhe limuzina, pjesë e gjyqit publik
Dritare.net

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë lidhur me hetimin që po zhvillon SPAK ndaj saj. Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se ndaj saj po zhvillohet një “gjyq publik” dhe se çështjet juridike duhet të trajtohen vetëm nga institucionet e drejtësisë.
Balluku theksoi se nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë procesin hetimor, duke shtuar se drejtësia duhet të ndjekë rrjedhën e saj sipas Kushtetutës dhe ligjit. Ajo deklaroi se beson te drejtësia e re dhe se nuk do ta kundërshtojë atë edhe kur hetimet prekin interesat e saj personale.
Në deklaratën e saj ajo mohoi akuzat që qarkullojnë për pasuri të shumta, duke theksuar se nuk ka “as 300 dhe as 30 apartamente”, si dhe nuk zotëron limuzina, jahte apo helikopterë.
"Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e repiblikës. Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300 as 30 apartamente.
Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike. Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”-u shpreh Balluku./L.F-dritare.net