
Përkthyesi i shqiptarëve në Angli: Gënjehen nga Tiktok. Ja mesazhi që kam për djemtë dhe familjet që lënë pas!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte i ftuar Roland Lelaj, dikur agronom në Krumë të Kukësit, për të treguar rrugëtimin e tij të jetës nga porti i Durrësit në Kanada, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Puna që bën në Kanada është e veçantë.
Kur të rinjtë shqiptarë vijnë me gomone, qeveria angleze thërret Lelajn që përkthen historitë e bashkëatdhetarëve të tij dhe i ndihmon t’u përgjigjen pytjeve të policisë angleze. Nuk harron të ndajë dhe një mesazh për të rinjtë që vijnë me gomone atje, por edhe për familjet që i presin në Shqipëri. Ka gjithashtu një mesazh të fortë për vajzat shqiptare që i marrin në Angli dhe i braktisin duke i lënë në mëshirë të fatit, shpesh edhe shtatzënë.
“Në 2004 jam larguar nga Italia. Duheshin shumë vitë për të marrë letrat, punët nuk ishin të sigurta dhe situata ekonomike nuk ishte aq e mirë. Unë doja të ikja. Bashkëshortja kudnërshtoi sepse ishim deri diku të sistemuar. Zgjodha Kanadanë. Ishte një aventurë e re, gjithçka fillonte nga e para. Zgjodha Toronton, si kryeqendra ekonomike e Kanadasë. Në Kanada bleva shtëpinë time, gjë që në Itali nuk e bëra dot. Brenda tre vitesh këtu morrëm letrat kanadeze, morëm kredi për shtëpi pa problem dhe u integruam shumë lehtë. I kanë gjërat më të specifikuara këtu. Pastaj popullsia është e madhe. Këtu ka 32 milionë banorë dhe ka vend edhe për 32 milionë të tjerë.
Në Kanada punoj si përkthyes me gojë dhe kam marrëdhënie me shumë agjensi si në Kanada, Angli, Amerikë dhe Evropë . Përkthej me telefon apo me kompiuter. Unë jam punonjës i lirë, freelancer quhen këtu. Për momentin po ndihmoj me përkthimet e shqiptarëve që vijnë në Angli, ka shumë nevojë. Unë mbuloj orët e natës sepse ata, pra Home Office intervsiton shqiptarët në çfarëdo ore që shkojnë atje. Është rritur numri i shqiptarëve që vijnë në Angli, jo aq i ekzagjëruar por është rritur pak.
Kemi një modul që duhet të pyesim, janë disa pyetje. Pse ke ardhur, nga ke ardhur, mosha e të tjera detaje si këto. Shumica atryre që kam intervistuar janë djem të rinj të moshës nga 15 deri në 25 vjeç dhe vijnë shumica nga zonat verilindore. Kukësi, Puka, Tropoja më pak por edhe nga zona të tjera të Shqipërisë. Më duket sikur po kthehem prapë në Krumë. Kur dëgjoj ato mbiemra më kujtohet Kruma dhe familjet e tyre që janë atje të lënë pas. Mendoj që kur ato nënat i përcjellin këta djem, kanë një ndjenjë të përzjerë mes gëzimit dhe hidhërimit. Sepse asnjë nënë nuk do që ta ketë fëmijën larg vetes, si për mirë apo për keq. Mendoj se më shumë janë vëllezërit dhe baballarët ata që i nxisin këto largime.
Në përkthimet e mia nuk më lejohet të dal jashtë kontekstit, por kur qëllon ndonjë polic i mirë, i këshilloj. U them: Ky është shansi i jetës suaj. Rrezikuat për të ardhur deri këtu, harxhuat gjithë ato para, tani futjuni shkollës e mësoni gjuhën, filloni një punë e ndihmoni familjen tuajt atje që po ju pret. Shumica fatkeqësisht nuk vjen për shkollë. Vijnë nga ato videot që shohin në tiktok me makina të bukura, tufat e stërlinave angleze e byrzylykë e varëse ari, që tregojnë disa prej shqiptarëve atje, u shpreh ai./M.K/dritare.net

















