Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë! Rama tregon se kur nis shpërndarja e bonusit të pranverës!

Përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë! Rama tregon se kur nis

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit tregon se nga e hëna (3 mars) nis shpërndarja e bonusit të pranverës për 730,430 pensionistë.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan Rama në Facebook.

Pensionistët që kanë pension bazë deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, ndërsa pensionistët që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus 5 mijë lekë.

Në dhjetor, po të ndarë në dy nivele, pensionistët morën 15 mijë dhe 10 mijë bonus. Ndërkohë që pas një konsultimi publik, qeveria “Rama” premton se do të rishikojë në mandatin e 4 jo vetëm masën e pensionit, por edhe disa aspekte të reformës së pensioneve./E.P-dritare.net