Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përdorimi i greqishtes në jug/ Çuçi: Mos e pranoni shërbimin, nëse nuk ju ofrohet në shqip!

Përdorimi i greqishtes në jug/ Çuçi: Mos e pranoni

Shpesh shqiptarët gjatë marrjes së një shërbimi në jug të vendit, hasen me persona që komunikojnë në gjuhën greke. E ftuar në emisionin ”Ora Verore” nga gazetari Ronaldo Sharka në ”RTV Ora”,zv.Minsitrja e Mjedisit dhe Turizmit Ornela Çuçi, ndonëse tha se nuk e ka hasur ndonjëherë këtë situatë, sugjeroi që nëse një shërbim nuk ofrohet në shqip, mos të pranohet.

Përdorimi i greqishtes në jug/ Çuçi: Mos e pranoni

”Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale. Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyqan edhe pse është një nga qendra e Europës, ka qendra tregtare ku nuk shërbehesh po nuk dite frëngjisht. Nuk është politikë qeveritare, por politikë e dyqanxhiut, e shitësit të dyqanit dhe e tregtisë. Është politikë e personit që e ofron këtë shërbim. Nëse ky shërbim nuk të ofrohet në shqip, mos e merr shërbimin në greqisht.”/L.F-dritare.net