
Këta të pasurit që kërkojnë t’i ndihmojë shteti, e marrin parasysh që një herë të fillojnë të prekin kontot e tyre bankare? Se kjo pune nuk është që ça është e imja, është e imja dhe ça është e shtetit është edhe e imja. Pastaj te fillojnë të shesin asetet. E di që do t’i shesin nën vlerën reale, por prandaj quhet krizë. Pastaj nëse vazhdojnë këmbëngulin se janë keq, të shesin vilat. Dhe pasi të jenë në apartamente 2+1 të fillojnë të kërkojnë ndihma? Do thotë dikush që në situatë krize ndihmohet biznesi, se biznesi mban njerëzit në punë. Kështu e ka kjo punë, ca do të ikin për lesh, të tjerë do vijnë. Deshët kapitalizëm? Ky është. Ne depresionin e 1929 vrisnin veten bankiere dhe industrialistë që kishin shpikur rrotën dhe paranë, kurse ne do na ikin ca, do vijnë të tjerë. Kjo është jeta, thotë francezi./dritare.net

















