Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodhi me çiftin amerikan në Shkodër!

Çfarë ndodhi me çiftin amerikan në Shkodër!

Në këto foto që shihni, është shtetasja amerikane S.S. me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se e ka vrarë atë në një banesë në qytetin e Shkodrës. Çifti ishte nga Florida dhe ndodheshin për pushime në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament të marrë me qira, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Turisti amerikan ka goditur me thikë partneren e tij, e cila ka gjetur vdekjen.

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se turisti ka qenë në gjendje të dehur.

“Rreth orës 10:15, në rrugën ‘At Shtjefën Gjeçovi’, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S.S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjetet prerëse”, njofton policia./L.F-dritare.net