Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pashka/ Mesazhi i Arkipeshkvit Arjan Dodaj: Të ndalim dimrin demografik!

Pashka/ Mesazhi i Arkipeshkvit Arjan Dodaj: Të ndalim dimrin demografik!

Në vigjilje të Pashkës, Kryepeshkvi i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Sipas kreut të Kishës Katolike për Shqipërinë, drita e Pashkëve duhet të ndriçojë njerëzimin drejt një rruge të drejtë, duke qëndruar larg kompromiseve individuale.

“Në këtë vit jubilar është më e fortë ftesa për t’u kthyer nga Zoti. Shpeshherë njeriu, i bërë për gjërat e bukura, angazhohet dhe lodhet për bukuri kalimtare që jo rrallëherë bëhen fasadë dhe zhgënjejnë. Kemi nevojë për bukuritë që gjenerojnë të ardhmen, siç është familja, veçanërisht tek çiftet e reja, sepse pa çiftet e reja do të thellohet më tej dimri demografik. Këtu kemi nevojë për njerëz dritëlarg që nuk mbyllen tek interesi i momentit, sikurse fatkeqësisht jemi të detyruar të veprojmë në shumë fusha. Të bëhemi bashkë për të promovuar kulturën e punës së ndershme. Vëllezër e motra, Krishti është ringjallur, le të ringjallim edhe ne shpresën për një të ardhme më me plot jetë. Gëzuar për më shumë mot Pashkën!”, tha Imzot Arjan Dodaj./K.C/dritare.net