
Parashikimi i motit për sot, ja sa pritet të arrijnë temperaturat!
E Enjte 6 Mars 2025, 07:07
Dritare.net
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat sot prekin vlerën maksimale 23 gradë celsius, në Tiranë, Fier dhe Berat. Ndërsa vlera minimale do të jetë 0 gradë celsius në Korçë dhe Bajram Curri.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./E.P-dritare.net

















