
Paraditja mbi 20 gradë. Ja si ndryshon moti pasdite!
Dritare.net
Vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që dhe ditën e diel gjatë paradites të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare;
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë./L.F-dritare.net

















