Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pamjet historike të Nicolás Maduro drejt gjykatës së Nju Jorkut tronditin Venezuelën dhe botën

Pamjet historike të Nicolás Maduro drejt gjykatës së Nju

Pamjet e fundit të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, të shoqëruar me pranga drejt një gjykate në Nju Jork, po konsiderohen si një moment i jashtëzakonshëm, veçanërisht për qytetarët venezuelianë që për vite me radhë e kanë parë atë me pushtet të fortë dhe kontroll absolut.

Pamjet historike të Nicolás Maduro drejt gjykatës së Nju

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën të shtunën në rezidencën e tyre në Karakas gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane dhe u transportuan në SHBA. Ata përballen me akuza për trafik droge dhe armësh. Pamjet i tregojnë të dy të shoqëruar nga oficerë të armatosur, në një kontrast të fortë me figurën e mëparshme të pushtetit.

Pamjet historike të Nicolás Maduro drejt gjykatës së Nju

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Aleatë të Maduros, përfshirë Kinën dhe Iranin, i kanë bërë thirrje SHBA-së për lirimin e tij, ndërsa Pekini e ka cilësuar veprimin amerikan si “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”.

Pamjet historike të Nicolás Maduro drejt gjykatës së Nju

Ndërkohë, në Venezuelë pritet që Delcy Rodríguez të betohet si udhëheqësja e re e vendit përpara Asamblesë Kombëtare./L.F-dritare.net