Pamje/ Ndeshja me Anglinë, këndohet himni kombëtar në stadiumin Arena Kombëtare
Dritare.net
Sot po luhet ndesh

Sot po luhet ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin Air Albania në Tiranë. E teksa pritjes po i vjen fundi, tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen në stadium, ndërsa të tjerë kanë nisur festimet e ndeshjes së shumëpritur.
Me qeleshe në kokë dhe flamurin kombëtar, tifozët shqiptarë kanë nisur festimet para fillimit të ndeshjes me këngë, valle dhe fishekzjarrë. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.
Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.
Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut. Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët. Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Silvinjo.
ANGLIA: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.
Trajner: Tomas Tuhel./dritare.net